Nisja e bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është komentuar sot edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhej në Fier në Festën e Çlirimit. “Jemi në një ditë tjetër të shënuar për Shqipërinë që do të mbahet mend gjatë bashkë me Festën e Çlirimit ashtu si e mbani në zemrën tuaj tërë këto vite. Sot Shqipëria ulet në tryezën e negociatave në Bruksel tashmë zyrtarisht për të hapur kapituj shumë të rëndësishëm.