Gjeneral Rrahman Parllaku, heroi i popullit dhe nderi i kombit u nderua sot në një ceremoni përkujtimore në 105 vjetorin e lindjes. Edhe pas 5 viteve të ndarjes së tij nga jeta, Akademia e Shkencave ishte mbushur me dashamirës, kolegë, e të afërm duke lartësuar figurën e gjeneralit të konsideruar të pavdekshëm, duke i kushtuar edhe një dokumentar historik mbi heroizmin e tij.