Industria shqiptare e përpunimit të qumështit mbylli vitin 2025 me më shumë prodhim, por pas rritjes fshihet një zhvillim i pabarabartë mes sektorëve të blegtorisë. Sipas Institutit të Statistikave, në fabrikat e grumbullimit dhe përpunimit u dorëzuan rreth 101 mijë tonë qumësht, ose 6.9% më shumë se në vitin 2024. Rritja u mbështet kryesisht nga qumështi i lopës, i cili arriti në 84 mijë tonë, me një zgjerim prej 12.5%, duke zënë mbi 83% të totalit të qumështit të grumbulluar.