Është shuar sot Artur Zheji, një prej figurave më të shquara të mendimit, publicistikës dhe gazetarisë shqiptare. Publicist, analist, mendimtar dhe një ndër zërat më të artikuluar të shoqërisë sonë, ai është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak në Sarandë. Sipas njoftimit të policisë, ai është ndjerë keq rreth orës 16:10 dhe gjatë kohës që po transportohej në spital ka ndërruar jetë.