Top Channe/ “Kishte frikë…”! Krimi ndaj Ilarias, rrëfehet miku i autorit hap “thesin” e sekreteve
10/04/2025 21:57

Vrasja e Ilareia Sulës vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara në Itali, me hetuesit që vijojnë punën e tyre për të nxjerrë detaje të reja në dritë nga ngjarja makabre që iu bë studentes shqiptare në Romë, nga ish i dashuri i saj. Së fundmi, ka dëshmuar dhe një nga miqtë e autorit, Maher Abouzeid, një i ri gjysmë-egjiptian dhe gjysmë-filipinas. Ai tregon se çfarë ndodhi me Mark Antony Samson ditët pasi kreu krimin, duke thënë se nuk e dinte për atë që ai kishte bërë, shkruajnë mediat italiane. “Natën pasi kreu krimin, ne u takuam së bashku dhe duart e tij ishin të fryrë. E pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe ai më tha që ishte përleshur me dy djem përpara shtëpisë së Ilarias. Por ishte një gënjeshtër. Ishte fillimi i të gjithë gënjeshtrave”, tha si fillim miku i 23-vjeçarit. Më pas ai shtoi se Mark kishte frikë të linte makinën e tij vetëm, duke u shprehur se trupi i Ilarias mund të ishte ende në makinë. “Si fillim ai ishte në ankth dhe unë mendova se kjo kishte ndodhur për shkak të ndarjes me Ilarian. Më pas u kthye Marku i vjetër. Ai filloi të qeshte, të këndonte dhe të bënte shaka. U njohëm me dy turiste polake dhe kaluam natën me ato deri në tre të mëngjesit. Madje ato na ftuan dhe në shtëpinë e tyre për më shumë. Por nuk e imagjinoja dot që në ato momente, Ilaria ishte e vdekur”, tha Abouzeid gjatë dëshmisë së tij. “Pasi mbaruam festën, i thashë Markut që të flinte nga unë pasi ishte vonë, por ai kishte frikë ta linte makinën e tij vetëm. Ai u ndje tepër i tmerruar dhe shpresoj që trupi i Ilarias mos të ishte aty”, përfundoi miku i autorit.

Top Channel/ Digjet makina, ndodhi në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari humb jetën pas djegieve
22/10 12:25
Top News – Këlliçi nga foltorja: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë! Parlamenti të shpërndahet
22/10 12:22
Top Channel/Bojkoti shtrihet në Shkodër, pedagogët lënë mësimin, në universitetet e tjera normalitet
22/10 12:15
Top Channel/ Pedagogët në protestë/ Lexojnë një deklaratë në shkallët e universitetit politeknik
22/10 12:11
Top Channel/ Aksident në Barbullinjë të Lushnjës, autobusi përplaset me BMW, përfundon në murin e…
22/10 12:03
Top News – 20 minuta shi përmbytin Vlorën. Bllokohen rrugët, uji arrin deri në 40 centimetra
22/10 11:47
Top Channel/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj në SPAK
22/10 11:41
Top News – Rama në Budva për Procesin e Berlinit: Jam i lumtur këtu
22/10 11:30
Top News – Rama nxjerr ‘karrige’ betoni. Ftesa e tretë për dialog me studentët dhe pedagogët
22/10 11:25
Top Channel/Protesta e Studentëve, protestuesit mblidhen pranë Kuvendit, nisin…
22/10 11:18
Top News – Makina fluturon dhe përfundon në kanal/ Lushnje, shpëton çifti i bashkëshortëve
22/10 10:42
Top News – Grushta në parlament, Noka përballet me Ballën
22/10 10:41
Top Channel/ Protestuesit mblidhen rreth Kuvendit, policia bllokon akses kryesore
22/10 10:37
Top News – Shkodra dhe Korça i bashkohen bojkotit. Studentët dhe pedagogët lënë bosh auditorët
22/10 10:34
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, turistët e zhveshur argëtohen në rrugët e qytetit
22/10 10:21
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, situatë problematike në disa lagje
22/10 10:04
Top Channel/ Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda
22/10 09:53
Top News – Karriget zëvendësohen me stola guri, Rama përsërit thirrjen për dialog
22/10 09:35
Top Channel/Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnje, plagoset një çift
22/10 09:33
Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18