Vijojnë operacionet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Gjatë operacionit kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari Nadir Lutaj, i dënuar për trafikim të drogave të forta. “Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, paraditen e sotme, nga Seksioni i Kërkimit në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në rrugën rrugën “Todi Shkurti”, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u kap shtetasi Nadir Lutaj, 38 vjeç, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.