Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i zbrazur nga makinat por jo nga njerëzit. Për shumë qytetarë thirrja për tu mbyllur në shtëpi nuk është marrë në konsideratë. Nuk mungojnë moshat e treta që ecin të pa shqetësuar në të gjithë gjatësinë e bulevardit. Më të rinjtë zbrazjen e bulevardit dëshmorët e kombit e shfrytëzojnë për të pedaluar me biçikletat e tyre.