Nga sheshi “Nënë Tereza”, i veshur me ngjyrat e Rilindjes, Edi Rama, kandidati i opozitës për kryeministër, në mbyllje të fushatës elektorale për këtë qark, i konceptuar si preludi i dy mitingjeve paralele në Vlorë dhe në Shkodër, mbrëmjen e së premtes, duke përdorur aksent prej “tironsi” deklaroi se ky është miting safi, me vendalinj safi, dhe jo miting me robër të mbledhur nëpër autobusa, siç i organizon gjyshi me antiplumb.