Përzgjedhjeve të “Time” nuk u ka munguar kurrë larmia, por me listën e sivjetshme të emrave në garë për njeriun e vitit, revista amerikane befasoi sërish: përkrah Presidentit rus Vladimir Putin, apo kandidatit republikan për Presidencialet Donald Trump, një prej figurave kryesore në nominim rezulton të jetë dhe vet kreu i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.