Thyen masat anticovid, gjobiten 462 persona
22/01/2021 13:50

462 persona janë gjobitur nga policia për shkak se kanë thyer masat e sigurisë anticovid. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 455 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 6 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Top News/ Dokumentari i Rai 3, Berisha: Qeveria e Edi Ramës dhe mafia janë sinonime
25/04 22:15
Top News/”Prokuroria fal hajdutin dhe burgos ca qyqarë”, Berisha sulmon SPAK, mesazh ambasadorëve
25/04 22:00
Top News/ “Më vjen erë komunizmi”. Rama për ‘Il Giornale’: ishte e drejtë që fola
25/04 21:47
Top Channel/ “Shpërthen” Berisha gjatë fjalimit në ballkon: Hajdutëri, kafshëri dhe mafie që…
25/04 21:47
Top Channel/ “Hajduti na ka hyrë në shtëpi”, Berisha: Erion Veliaj nuk na tremb dot
25/04 21:46
Top Channel/ Sali Berisha fjalim nga ballkoni: Prokuroria një s’kap… çfarë është kjo kafshëri
25/04 21:46
Top Channel/ “Kjo mafie vjedh qindra milionë”, Berisha: Përdor drejtësinë si pushkë
25/04 21:45
Top Channel/ “Shpërthen” Berisha gjatë fjalimit në ballkon: Hajdutëri, kafshëri dhe mafie që…
25/04 21:44
Top Channel/ “Zoti merr pranë vetes më të mirët”, ish-banori i Big Brother VIP humb njeriun e afërm
25/04 21:34
Top News/ Amnisti për 24 orë, kapet në Tiranë hajduti i ‘Fordit’, erdhi nga Korça me autobus
25/04 20:55
Top News/ Tentoi të futej në Shqipëri, Policia kap shtetasin polak në kufi
25/04 20:27
Top Channel/ Pranga një ditë pas amnistisë, arrestohet në Korçë, vodhi sapo fitoi lirinë
25/04 20:00
Top Channel/ 500 mijë turistë në mars! Në vend të parë, turistët nga Kosova! Të dytët, italianët
25/04 19:55
Top News/ Hajduti nuk e harron zakonin/ Përfitoi nga amnistia por sapo doli vodhi makinën
25/04 19:52
Top Channel/ PS miraton pa opozitën nisjen e hetimit parlamentar për kontratat në Shëndetësi
25/04 19:38
Top Channel/ Në pranga për korrupsion në ARRSH, lihet në burg Evis Berberin dhe dy biznesmenët
25/04 19:36
Top Channel/ “Bardhi s’e kallëzoi Olsi Ramën”, SPAK nuk nis hetim: Bëri vetëm deklarata publike
25/04 19:30
Top Channel/ E përplasi për vdekje me makinë, 23-vjeçari dyshohet se e bëri për…
25/04 19:28
Top Channel/ Ndodh çudia në Pogradec! Përfitoi nga amnistia dje, sapo doli nga burgu bën vjedhje
25/04 19:21
Top Channel/ Vetëm 12 orë në liri! Ja pse u arrestua sërish “Buzëderri” në Vlorë
25/04 19:19