Thumana në zi/ Lamtumirë 11 antarëve nga familjet Cara, Gregu dhe Vata
29/11/2019 18:39

Thumana i ka dhënë lamtumirën e fundit 6 pjesëtarëve të familjes Cara, 3 pjesëtarëve të familjes Greku dhe 2 pjesëtarëve të familjes Vata. Arkmortet e tyre u vendosën në ambientet e kinemasë së Thumanës, përballë kampit në të cilin janë strehuar ata që mbijetuan. Vdekja u përball me jetët e gjalla të atyre të cilëve tashmë kanë si vend qëndrimi çadrat e këtij kampi. Që në orët e para të paradites, një lum njerëzish mbipopulluan rrugët e Thumanës, në radhë për të shtrënguar duart me familjarët e atyre që fati e deshi të humbin jetët nga ky tërmet. Mes tyre shokët e shoqet e klasës së 18 vjeçarit Hasan Cara. Pak përpara se arkmortet të drejtoheshin drejt varrezave, ngushëllimeve iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama. Me kokat, ulur e me lot në sy, por me kurajë për ta tejkaluar dhimbjen banorët e Thumanës formuan një radhë të gjatë drejt varrezave. I pari që preku tokën ishte arkmorti i Saimir Gregut, që doli i gjallë nga rrënojat e pallatit por humbi jetën në spital. Saimiri do të prehet në përjetësi duke patur në krah prindërit 75 vjeçar nënën Celike dhe Babain Pëllumb. Pas lutjes sipas riteve myslimane, në 6 varre njëri pas tjetrit, drejt jetës së përtejshme, do të vendoseshin Anthi, Fatmira, Almiri, Erisa, Sadajana dh Hasan Cara. Ndërsa në fshatin Bërdhenë iu dha lamtumira e fundit Hajrie Vatës 62 vjeçe dhe Rolejdit, nipit të saj 7 vjeç. Natyrshëm këto momente të shumtë ishin ata që ngritën kokat duke parë nga fuqia e Zotit në qiell. Të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu e mbyll me këto fjalë, raportimin e tij nga kjo ceremoni mortore në Thumanë. “Ky është raportimi im i fundit nga ky komunitet të cilit tërmeti i 26 nëntorit ia plagosi shpirtin, duke ia marrë në mënyrë tragjike 22 pjesëtar të tij. Kemi përcjell momentet e shpëtimit të jetëve nën rrënoja dhe ato më dramatiket të fëmijëve pajetë që iu pre jeta në mes. Uroj të rikthehem këtu për raportime krejt të ndryshme, raportime jo me vdekje të këtyre përmasave por të jetës së re pas tragjedisë e cila s’do jetë e njëjtë si më parë”.

Top Channel/ Protestuesit vendosin karikaturën e Ramës dhe Vuçiçit, më pas i vënë flakën
26/10 17:50
Top Channel/ Dita e 14-të e tubimit, protestuesit marshojnë paqësisht në kryeqytet
26/10 17:29
Top Channel/ 7 orë në Spak, Pacolli: Kam bërë një denoncim në lidhje me aeroportin e Vlorës
26/10 17:25
Top News – Sulmi terrorist i Banjskës/ Një tjetër serb akuzohet për pjesëmarrje
26/10 17:10
Top News- Tjetër kallëzim në SPAK ndaj policisë, Intelektualët e akuzojnë për dhunën ndaj studentëve
26/10 15:34
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:31
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:30
Top News- Prokuroria heton policinë/ Plumbat e gomës dhe dhuna ndaj protestuesve
26/10 15:29
Top Channel/ Vrasja e paralajmëruar e një gruaje! 3 ditë më parë i shkruante Prokurorisë: Uroj të…
26/10 15:26
Top Channel/ Sot protestë e qetë/ Protestuesit dhe policia ndodhen te Ministria e Arsimit
26/10 15:25
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy! Prokuroria po heton se si u plagos Erion Vishkulli
26/10 15:24
Top Channel/ “Lëvizje si Serbia”! Studentët mbështesin idenë e krijimit të një lëvizje politike
26/10 15:17
Top News – ‘Lubia emëron dhe çemëron zyrtarë’. Berisha: SPAK të sjellë kërkesën për imunitetin e saj
26/10 15:13
Top Channel/ Intelektualët bëjnë padi në SPAK! Denoncojnë dhunën ndaj protestuesve
26/10 15:10
Top News – Shkresa urgjente për policinë. Identifikim efektivësh, jo kontroll telefonash në protestë
26/10 15:04
Top channel/ Akademikët po çojnë policinë në SPAK, Olsi Nika “Nuk pajtohemi me dhunën”
26/10 14:54
Top News – ‘Nuk ka dorëheqje të Ramës’. Masat kundër dhunës do të kalojnë me akt normativ
26/10 14:39
Top Channel/ “Goditje e rëndë për ne” flet xhaxhai i Aleks Nikës për heqjen e pllakës përkujtimore
26/10 14:04
Top News – ‘Iku makiavelisti i Beogradit’. Veliaj mesazh për zgjedhjet në Serbi, reagon edhe Majko
26/10 13:07
Top News – Plagoset 19-vjeçari. Sherr me thika në Korçë, plas arma në Roskovec
26/10 13:07