Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është tronditur nga dy shpërthime të njëpasnjëshme ku sipas mediave shtetërore turke kanë humbur jetën të paktën 28 persona ndërsa kanë mbetur dhjetëra të plagosur. Guvernatori i Stambollit tha se tre kamikazë në bashkëpunim mes tyre kanë kryer sulmin.