Shtyhen për një afat të pacaktuar seancat inauguruese të katër komunave në veri të Kosovës. Kjo për shkak se kryetaret e sapozgjedhur serbë nuk kanë pranuar të betohen dhe t'i kryejnë procedurat e tjera sipas ligjeve të Kosovës, duke refuzuar kështu edhe logon e shtetit në ftesat dërguar asambleistëve.