Shumë modele rrezikojnë jetën e tyre me dietat drastike, për t’u dukur sa më të dobëta. Por një modele ruse ka vënë në rrezik jetën e saj për të realizuar një foto nga këndi perfekt. 23-vjeçarja Victoria Odintcova e ndihmuar nga fotografi i saj ka hipur në një prej ndërtesave më të larta në Dubai dhe ka realizuar një set fotografik “të çmendur”.