Rihana është tani zyrtarisht një miliardere dhe muzikantja femër më e pasur në botë, sipas revistës Forbes. Ylli i poput vlen 1.7 miliardë dollarë, me 1.4 miliardë dollarë që rezulton se vijnë nga kompania e saj Fenty Beauty cosmetics. Pjesa tjetër e pasurisë së saj, vjen kryesisht nga kompania e të brendshmeve, Savage x Fenty, që vlen rreth 270 milionë dollarë dhe fitimet e saj nga muzika dhe aktrimi. Ajo, është vetëm e dyta në botë, pas Oprah Ëinfrey, nga femrat më të pasura që vijnë nga industria e argëtimit. Rihana, emri i vërtetë i të cilës është Robyn Fenty, e lancoi linjën e saj Fenty Beauty në 2017-ën, në partnership me kompaninë e modës së lartë LVMH.