Luftërat nuk janë asnjëherë të mira për vendet, pasi nuk ka fitues apo humbës të qartë. Të dyja palët humbasin në kuptimin e rënies së ekonomisë, rritjes së buxheteve të mbrojtjes, militarizimit të shoqërisë dhe politikës, marrëdhënieve delicate civilo-ushtarake si edhe kthimin pas të projekteve demokratike. Dhe kjo vlen edhe për luftën në vazhdim mes rusisë dhe Ukrainës.