Pushtimi rus i ukrainës, e ka shndërruar presidentin Volodimir Zelenski, në një hero që i qëndron pranë popullit të tij në kohë nevoje dhe nuk arratiset thjeshtë për të mbrojtur veten. E gjatë kësaj kohe të vështirë për Ukrainën, aktori-komedian i kthyer në president, ka ndihmuar në tërheqjen e vëmendjes së gjithë globit në vendin e tij dhe në rritjen e mbështetjes për Ukrainën ndërsa ai përdor mesazhet e veta për të komunikuar me skenën botërore. E nërsa Ukraina lufton për të ruajtur pavarësinë e saj, besnikë të të dyja palëve po kthejnë në armë internetin duke përhapur dezinformime dhe propagandë. Sidoqoftë, deri më tani, shumica dërrmuese mendon se Ukraina po fiton në këtë front. Që kur pushtimi rus nisi, zërat dhe propaganda po përhapet frikshëm onlinë në lidhje me luftën mes rusisë dhe Ukrainës. Në atë që mund të jetë një përpjekje për të dëmtuar mbështetjen për presidentin ukrainas dhe vendin e tij, shumë thashetheme janë përhapur online për pasurinë e vetë Zelenskit. E thashetheme të tilla, sigurisht ndihmojnë në thellimin e mosbesimit dhe spekulimeve me disa që e kanë akuzuar Zelenskin tashmë se përdor postin për tu pasuruar... Përdorues të Medias sociale, disa me dhjetëra e mijëra ndjekës, pretendojnë tani se pasuria e zelenskit është diku mes 100 milionë dollarëve e deri në 1.5 miliardë dollarëve.