Elon Musk është njeriu më i pasur në planet, me një pasuri personale që vlerësohet se shkon në 273 miliardë dollarë. e kjo shumë, është e barabartë me produktin e brendshëm bruto të Portugalisë, ose Zelenadës së re, që të dyja të renditura mes 50 vendeve më të pasura në botë. Musk ka qenë jo pak i suksesshëm në zhvillimin e teknologjive të reja: e para është Tesla, që ndryshoi rregullat e lojës me makinat e saj elektrike dhe më pas anijet e tij hapësinore komerciale, të Space X. Por, ai sigurisht që nuk mund të ndalet dhe shkon gjithnjë e më larg... Më 14 prill, njoftoi se kishte ndër mend të linte gjurmën e tij në industrinë e medias sociale, duke bërë një ofertë marramendëse për blerjen e Tëitterit, prej 44 miliardë dollarësh... Ai ka thënë se dëshira e tij për të blerë Tëitterin është motivuar nga perspektiva e tij si një ‘absolutist i fjalës së lirë’.