Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është sundimtari 71 vjecar i Dubait dhe zëvendëspresident i Emirateve të Bashkuara Arabe. Në lindjen e Mesme ai është i njohur si arkitekti i transformimit të Dubait në një destinacion të rëndësishëm biznesi dhe turizmi. Në vende të tjera, është i njohur ndërkohë për lidhjet e tij me garat e kuajve, si pronar i Godolphin stables. Një nga vajzat e tij, Princesha Latifa, ka zënë faqet e para të mediave ndërkombëtare, pasi video të fshehta, të regjistruara prej saj në kushte pengmarrjeje, janë siguruar dhe publikuar nga BBC. Latifa i bëri ato video ndërsa me urdhër të të atit mbahej në Dubai, e mbyllur në një vilë. Por së fundmi, ai është në qendër të vëmendjes edhe për divorcin e tij, por për këtë do të flasim pak më vonë... Sheiku Mohammed, ka lindur në 1949 në shtëpinë e familjes së tij në Shindagha, afër Dubai Creek. Ai ishte i treti nga katër djemtë e Sheikut Rashid al Maktoum, që sundoi dubain për 32 vite, nga 1958.