Kompania kryesore e Berluskonit, Mediaset, menaxhon tre kanale televizive kombëtare që në total mbulojnë gjysmën e hapësirës dhe Publitalia, agjencinë më të madhe të reklamave dhe publicitetit në vend. Berluskoni ka aksionet kontrolluese edhe në Arnoldo Mondadori Editore, shtëpia më e madhe botuese në Itali që përfshin botime si Panorama, një nga revistat më popullore në vend.