Pak javë më parë, dy miliarderë me sytë nga hapësira na floën sërish për lojën e tyre futuristike të burrërisë së tyre kozmike. Dhe këtë herë, të paktën, Elon Musk nuk ishte në festë. Lajmi se Jeff Bezos, themeluesi I Amazon dhe njeriu më I pasur në botë, do të nisej për në hapësirë muajin e ardhshëm, në udhëtimin e parë me ekuipazh të anijes së tij të re hapësinore Neë Shepard, të Blue Origin, u pasua nga një tjetër lajm I dalë aksidentalisht nga perandoria Virgin Galactic e Richard Branson, se manjati britanik mund ta nxjerrë atë nga skena me një lëshim spektakolar të tijin në ditën e pavarësisë së Amerikës, më 4 korrik. Ekipi I Branson nxitoi ta minimizonte këtë mundësi, duke insistuar se një datë për udhëtimin e tij në hapësirë nuk ishte përcaktuar ende, por përtej asaj që shumëkujt mund ti duket si një lojë miliarderësh që nuk dijnë me cfarë ta mbushin jetën e tyre, dhe përdorin raketa të vërteta për të luajtur, episodi nënvizon se sa e afërt është bërë perspektiva e fluturimeve hapësinore komerciale dhe se ka ardhur tashmë dita kur ai që do thjeshtë mund të blejë një biletë për një udhëtim në hapësirë…e ky është një objektiv I arritur pas dy dekadash punë të pandalur. Pak ditë më parë, Jeff Bezos bëri të ditur se do të fluturojë vetë në hapësirë, në të parin mision me ekuipazh të Neë Shepard, raketës kozmike të bërë nga kompania e tij hapësinore Blue Origin. Fluturimi është planifikuar për më 20 korrik, vetëm 15 ditë pasi ai do të japë dorëheqjen si drejtues i Amazon. Blue Origin tha se edhe vëllai më i ri i Bezos, Mark, do ti bashkohet atij në fluturim. “Që kur kam qenë pesë vjec kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë”, tha 57 vjecari Bezos mëngjesin e të hënës në një postim në Instagram. “Më 20 korrik, unë do të ndërmarr atë udhëtim bashkë me vëllain tim. Aventura më e madhe me shokun tim më të mirë”.Nëse gjithcka shkon sipas planit, Bezos, njeriu më i pasur në botë, do të jetë miliarderi i parë manjat i hapësirës që do të përjetojë një udhëtim në bordin e një rakete për zhvillimin e të cilës ai ka hedhur miliona dollarë. As vetë Elon Musk, raketat hapësinore të të cilit kanë dalë tashmë në udhëtime në orbitë, nuk ka bërë plane për të udhëtuar në hapësirë me një nga mjetet e SpaceX. Miliarderi britanik, Richard Branson, kompania e të cilit Virgin Galactic po planifikon të kryejë udhëtime nën orbitale për ultra të pasurit që kërkojnë aventurë, konkuron direkt me Blue Origin. Branson prej kohësh ka thënë se ai do të jetë mes pasagjerëve të parë në bordin e raketës së Virgin Galactic por ai fluturim pritet të kryhet më vonë gjatë 2021 Ndërkohë, 28 milionë dollarë është shuma që një individ ka vendosur të paguajë për të shkuar në hapësirë me themeluesin e kompanisë Amazon Jeff Bezos dhe vëllain e tij. Kjo ishte shuma më e madhe që u pagua në ankandin e zhvilluar drejtpërdrejtë në internet të shtunën. Kompania e raketave “Blue Origin” e themeluesit të Amazonit nuk e bëri të ditur emrin e fituesit. Njoftohet se identiteti do të bëhet i ditur në prag të fluturimit të shkurtër nga pjesa perëndimore e Teksasit me 20 korrik.