Sipërmarrësit janë përballur me sfida të paprecedentta gjatë pandemisë, me mbijetesën e bizneseve të tyre në tehun e thikës. Dhe nën një presion të tillë, të stërmadh, është durimi i tyre që i ka bërë që të vijojnë të mbajnë gjallë bizneset ose të gjejnë mënyrën e tyre drejt mbijetesës, një atribut që në kohë krize mund të bëjë dallimin mes suksesit dhe dështimit. Themeluesi i Virgin Group, Richard Branson, është një nga ata që është përballur me sfida të mëdha ndër vite, por, vitin e kaluar, e përshkruan si më të vështirin me të cilin janë përballur shumë biznese. Virgin Group, vecanërisht biznesi i aviacionit dhe argëtimit, ëhstë përballur me vështirësi të mëdha.