Princi Albert I II, drejton një nga vendet më të vogla por më të pasura të botës. I lindur si Albert Alexandre Louis Pierre Grimaldi, princi 63 vjecar është shefi I shtetit në Monaco, një qytet shtet që ndodhet në rivierën Franceze, e famshme për kazinotë e saj dhe eventet e profilit të lartë si Monaco Yacht Shoë dhe Monaco Grand Prix. Rreth 32 për qind e rreth 38 mijë banorëve të Monakos, janë milionerë. Në total, sipas Business Insider, 12.261 milionerë jetojnë në vendin e vogël, me shifrën që është rritur me 12 për qind nga 2013 deri në 2018-ën. Por, pasuria personale e Princit Albert, mund të konkurojë lehtësisht me atë të banorëve ultra të pasur të principatës së tij. Një nga mbretërorët më të pasur në botë, ai vlerësohet se vlen rreth 1 miliardë dollarë. Pasuria e tij, vjen kryesisht nga portofoli I tij I pronave të paluajtshme që përfshin toka në Monako dhe Francë po ahstu si edhe shtëpinë në filadelfia të nënës së tij të ndjerë, aktores Grace Kelly, që vlen 754 mijë dollar. Princi Albert zotëron po ashtu aksione edhe në Société des Bains de Mer, që menaxhon dhe zotëron kazinonë Monte Carlo, operan e Monte Karlos dhe hotel de Paris në Monte Carlo. Për më tepër, princi Albert ka trashëguar edhe një nga koleksionet më të mëdha në botë të makinave, nga babai I tij I ndjerë, Princi Ranieri III. Ky I fundit, ishte një I apasionuar pas makinave dhe krijoi një koleksion me 100 makina klasike që përfshinin edhe makina të rralla dhe modele të fuqishme garash.