Njeriu më i pasur në botë, nuk ka një shtëpi dhe kohët e fundit ka shitur shumë prej atyre cfarë zotëron. Ai lëshon satelitë në orbitë dhe i lidh me diellin; ai nget një makinë që e ka krijuar vetë, që nuk përdor gaz e madje nuk ka nevojë as për një shofer. Me një të kërcitur të gishtave, bën që edhe bursat të dridhen e spërdridhen. Një armatë të devotshmësh varen nga cdo hapje goje e tij. Ai ëndërron marsin ndërsa beson tek toka. Kohët e fundit, Elon Musk, pëlqen madje të postojë në tëitter edhe sa herë shkon në tualet... Kështu, e nis prestigjozia Times, artikullin e saj, në të cilin përshkruan njeriun që ajo e shpalli si personi i vitit 2021. “Sapo hodha disa miq në pishinë”, informonte 50 vjecari multi miliarder 66 milionë ndjekësit e tij në Tëitter mbrëmjen e 29 nëntorit, pasi më herët kishte këshilluar se të paktën gjysma e postimeve të tij shkruheshin mbi tualetin prej porcelani. Pas një intervali prej vetëm 21 minutash, mbërrin edhe një update-im: “Pllaq, plluq”.