Që në kohët e hershme, njerëzit gjithnjë janë tërhequr nga objektet e bukura, mistike dhe të rralla. Mund të tingëllojë pak dramatike, por luftëra kanë shpërthyer në botë, për më pak se kaq. E kjo është arsyeja ndoshta përse shumëkush tërhiqet dhe interesohet për diamantet më të famshme në botë si edhe për ata më të kushtueshmit. Sidoqoftë, edhe pse diamanti është guri i cmuar më i lakmuar nga të gjithë ne, nuk ka ndodhur gjithnjë kështu. Vetëm në shekullin e fundit, diamantet janë bërë më të prekshëm. Para kësaj, rubinët apo safirët, ishin gurët më të pëlqyer, vecanërisht për unazat e fejesës.