Sheiku Mohammed bin Zayed al Nahyan, u bë president i Emirateve të Bashkuara Arabe duke zyrtarizuar kështu rritjen e një princi 61 vjecar që ka menaxhuar më së miri pasurinë e naftës të vendit të tij për tu bërë një nga liderët me më shumë ndikim në botën arabe dhe një partner i ngushtë i shteteve të bashkuara. Në krye të shtetit të emirateve, sheiku Mohammed pasoi gjysmë vëllain e tij më të moshuar, Sheikun Khalifa bin Zayed, që u nda nga jeta në moshën 73 vjecare pasi udhëhoqi vendin në gjirin persik për 18 vjet. Sheiku Mohammed, që më herët ka shërbyer si princi i kurorës së Abu Dhabit, një prej shtatë qyteteve shtete që përbëjnë emiratet e bashkuara arabe, u zgjodh në mënyrë unanime si president nga një këshill sundimtarësh nga të shtatë emiratet.