Më shumë se pesë milionë njerëz u bënë milionerë në të gjithë botën në 2020-ën, pavarësisht dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Ndërkohë që shumë njerëz të varfër, u bënë akoma më të varfër, numri I milionerëve u rrit me 5.2 milionë, për të shkuar në 56.1 milionë në të gjithë globin, sipas një studimi të kohëve të fundit të Credit Suisse. Në 2020-ën, më shumë se 1 për qind e të rriturve në të gjithë botën, u bënë milionerë për të parën herë. Ringritja e bursave të shkëmbimit dhe rritja e cmimeve të pronave të patundshme, ndihmuan në rritjen e pasurisë së tyre. Kjo rritje pasurie, duket se është tërësisht e shkëputur nga problemet ekonomike të pandemisë – thanë kërkuesit. Por, përvec milionerëve, pandemia rriti shumë edhe numrin e miliarderëve. Të paktën nëntë persona u bënë miliarderë të rinj që nga fillimi I pandemisë së koronavirusit, falë fitimeve të mëdha të korporatave farmaceutike me monopolet e vaksinave antikovid.