Lufta, pandemia dhe tregjet e luhatura kanë goditur rëndë miliarderët e botës këtë vit. Në listën e revistës forbes, edicioni i 36 i saj, ka këtë vit 2668 miliarderë ose 87 më pak se një vit më parë. Së bashku, ata vlejnë 12.7 trilionë dollarë ose 400 miliardë dollarë më pak se në 2021. Rënia më dramatike, sic mund ta imagjinojë shumëkush, ka ndodhur në Rusi, ku ka 34 miliarderë më pak se vitin e shkuar, pas pushtimit nga Vladimir Putin të Ukrainës. Rënie ka edhe në kinë, ku një raprezalje e qeverisë mbi kompanitë teknologjike ka bërë që në klasifikimin e revistës Forbes të ketë 87 miliarderë kinezë më pak këtë vit. Sidoqoftë, Forbes thotë se më shumë se 1 mijë miliarderë, janë shumë më të pasur nga sa ishin një vit më parë dhe 236 rishtarë janë përfshirë në listën e miliarderëve gjatë vitit të shkuar, përfshirë edhe miliarderët e parë nga Barbadosi, Bullgaria, Estonia dhe Uruguaji. Amerika vazhdon të udhëheqë botën me 735 miliarderë që së bashku vblejnë 4.7 trilionë dollarë e mes tyre është sigurisht edhe Elon Musk, që kryeson listën e miliarderëve të revistës Forbes për të parën herë. Kina, përfshirë edhe Makaun dhe Hong Kongun, mbetet në vend të dytë me 607 miliarderë, që së bashku vlejnë 2.3 trilionë dollarë. Në total, 329 persona dolën nga lista e miliarderëve këtë vit, numri më i madh ky që nga kriza financiare e 2009-ës. E këtu përfshihen edhe 169 vizitorët një vjecarë të klasifikimit të 2021 që debutuan në klasifikim dhe ranë shpejt prej tij... Ndërsa mes 236 rishtarëve, janë ylli i popit Rihanna, regjisori i Zotit të Unazave, Peter Jackson dhe kapitalisti i sipërmarrjeve Josh Kushner. Sidoqoftë, askush nuk u pasurua më shumë se Elon Musk, që kryeson klasifikimin e miliarderëve të botës për të parën herë. Deri më 11 mars, Musk vlente 219 miliardë dollarë pasi i shtoi pasurisë së tij mbi 68 miliardë dollarë gjatë vitit të shkuar, në sfondin e një rritjeje prej 33 për qindësh të aksioneve të kompanisë së tij prodhuese të makinave elektrike Tesla. Ai kapërceu Jeff Bezosin, që ra në vendin e dytë, për të parën herë në katër vite, për shkak të një rënieje prej 3 për qindësh të aksioneve të Amazon dhe donacioneve të shtuara në bamirësi që bënë që të fshiheshin 6 miliardë dollarë nga pasuria e tij. Manjati i mallrave të luksit francez, Bernard Arnault, që shtoi 8 miliardë në pasurinë e tij vetëm gjatë vitit të shkuar, mbetet, njeriu i tretë më i pasur në botë. Dhe për të kompletuar pesëshen e parë, janë edhe emrat e Bill Gates dhe Ëarren Buffett. Në listë ka 86 miliarderë nën moshën 40 vjec... E thamë edhe më herët, se humbjet më të mëdha në klasifikim vijnë nga Rusia dhe Kina. Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin dhe orteku i sanksioneve që pasoi, i coi byrsat ruse dhe rublën, në pikatë cka u përkthye në 34 miliarderë rusë më pak në listë. Pasuritë e 83 rusëve që kanë ruajtur statusin e tyre të miliarderit, thuajse ngecën në vend ose ranë, krahasuar me një vit më parë. Pasuria totale e miliarderëve rusë ra me më shumë se 260 miliardë dollarë, nga 584 miliardë që ishte vitin e shkuar në 320 miliardë dollarë këtë vit. Super të pasurit e Kinës nuk patën një performancë më të mirë, me 87 qytetarë kinezë më pak në listën e 2022 në mesin e një raprezaljeje qeveritare mbi kompanitë teknologjike, bursa më të dobëta dhe telashe në sektorin e pronave të paluajtshme. Në total, miliarderët kinezë janë rreth 500 miliardë dollarë më të varfër krahasuar me një vit më parë dhe vlejnë 1.96 trilion dollarë, krahasuar me 2.5 trilionë që ishte pasuria e tyre në 2021.