Javën e shkuar, brenda 48 orësh, dy oligarkë rusë u gjetën të vdekur, bashkë me familjet e tyre, në ato që hetusit po i konsiderojnë si vrasje-vetëvrasje. Që nga fillimi i këtij viti edhe katër oligarkë të tjerë rusë, të lidhur me Kremlinin, kanë vdekur në mënyrë misterioze, të vetëvrarë... Pjesa më e madhe e vdekjeve sidoqoftë, erdhi pasi Rusia pushtoi ukrainën më 24 shkurt. Në 2017-ën, USA Today publikoi një raport sipas të cilit 38 rusë të profilit të lartë humbën jetën ose u thjeshtë u zhdukën, në një hapësirë kohore prej tre vitesh. Dhe në fakt, nuk është aspak e pazakontë që kundërshtarë apo kritikë të presidentit rus Vladimir Putin, të vriten, të zhduken ose edhe të mbyllen në qeli burgu dhe celësat e qelive të hidhen në det.