Ata kanë qenë dikur një nga familjet më të famshme dhe më të shumëdiskutuara në botë, ndaj është e vështirë të besohet se Hadidët u bënë të njohur, për të parën herë ndërkombëtarisht, në nëntor 2012, kur nëna e familjes, Yolanda Hadid, iu bashkua sezonit të tretë të The Real Houseëives of Beverly Hills. Dhe pak kush mund ta kishte imagjinuar ndërsa shihte ish modelen holandeze të rriste Gigin, Bellan dhe Anvarin, se të tre ata do të bëheshin disa prej modelëve më të suksesshëm dhe më të pasur në botë. Dhe ky, ishte vetëm fillimi i suksesit financiar të klanit të famshëm Hadid.