Një djalosh I vogël, pyet nënën e tij: “Mami, a munden edhe burrat të bëhen kancelarë?” Kjo është një lloj barsalete që tregohet në Gjermani, ku Angela Merkel e ka mbajtur postin për 16 vite me radhë. Kancelarja e parë femër e gjermanisë, Merkel ka kapërcyer cdo parashikim por sidoqoftë ajo pranon se është e zhgënjyer për nivelin e barazisë në politikën gjermane, ku vetëm 31 për qind e vendeve në parlamentin në largim ishin femra. Për ta kuptuar më mirë, shifra është e njëjtë me mesataren evropiane, por në Irlandë, gratë kanë vetëm 22.5 për qind të vendeve në parlament.