Ajo e tyrja, është një botë e mbushur me avionë privatë, apartamente trendi në paris, pushime dimërore për ski në alpet e Austrisë dhe shkollim në universitetet elitë në Londër apo Nju Jork. Prindërit e tyre zotërojnë prona të patundshme në sheshet më ekskluzive të kryeqyteteve evropiane. Profilet e tyre në mediat sociale janë të mbushura me fustane stilistësh të njohur dhe evente me tapet të kuq. Madje një e re, postoi fotot e ditëlindjes së saj të 22, krah pishinës, në vilën në detin Adriatik të një prej oligarkëve të Vladimir Putinit. Këta, janë fëmijët e Kremlinit...! Ndërsa prindërit e tyre publikisht anatemojnë perëndimin, fëmijët rriten pikërisht në ato vende shoqëritë e të cilëve ata pretendojnë se i refuzojnë. “Është dukshëm një hipokrize ekstreme”, thotë Daniel Treisman, një profesor i specializuar për politikën ruse në universitetin e kalifornisë, në Los Angeles. “Madje ata mund të mos e shohin fare kontraditën”, vazhdon Treisman...’Ata besojnë se ka një konkurencë mes SHBA dhe Rusisë, por përse kjo duhet të prekë planet për shkollimin e fëmijëve?...apo se ku ata i blejnë vilat e tyre...? Vetë Vladimir Putin, pak kohë më parë, u shfrenua kundër atyre rusëve që mendërisht janë në një linjë me perëndimin duke i akuzuar madje se mendojnë se janë pjesë e një race superiore dhe se punojnë me perëndimin për të arritur një qëllim të vetëm : Shkatërrimin e Rusisë.