Miliarderët që i kanë krijuar vetë perandoritë e tyre, si Jeff Bezos dhe Elon Musk, kanë siguruar fitime të stërmëdha gjatë pandemisë së koronavirusit, por një raport i kohëve të fundit, tregon se nuk ka si paratë e familjes për tu bërë dhe për të qëndruar, shumë, shumë i pasur. 10 nga familjet më të pasura në SHBA, përfshirë familjen Walmart dhe dinastitë që qëndrojnë pas industrive të ëmbëlsirave apo kozmetikës, kanë parë që asetet e tyre të rriten pa fund gjatë pandemisë, me një rritje të përbashkët të pasurisë së tyre në mbi 136 miliardë dollarë në vetëm 14 muaj.