Prej disa vitesh thuhet se pasuria e presidentit Rus, Vladimir Putin, është mbi 200 miliardë dollar. Por kjo nuk mund të konfirmohet zyrtarisht pasi presidenti rus është tejet I mbyllur për jetën e tij, pasurinë, shëndetin, familjen dhe I tillë është edhe aparati shtetëror që e rrethon atë. Nëse do të ishte e vërtetë, kjo do ta bënte Putinin njeriun më të pasur në planet, pasi edhe ai që tani kryeson listën e Forbes, Jeff Bezos, e kapërceu pragin e pasurisë prej 200 miliardë dollarësh, vetëm këtë vit. Vladimir Putin është në pushtet, nga 1999, herë si president e herë edhe si kryeministër, e duket se nuk do të largohet që andej edhe për një kohë të gjatë. Në vitin 2000, gazetarët e huaj e pyetën Presidentin e zgjedhur të Federatës Ruse: "Kush jeni ju, zoti Putin?" Kanë kaluar vite, tani e gjithë bota e njeh kryetarin e shtetit rus, por ai ende mbetet një enigëm për shumë njerëz.