Top Channel është tashmë anëtar me të drejta të plota në Shoqërinë e Televizioneve Komerciale në Europë, ACT. Vendimi u mor gjatë mbledhjes vjetore të bordit drejtues, i cili u pasua nga konferenca e 4-të e Kolegjit të Anëtarësisë, ku morën pjesë dhe përfaqësues të OSBE-së, Komisionit e Parlamentit Europian.