Super-transportuesja 200,000 ton Ever Given është bllokuar për së gjati në kanal teksa pronarët e saj thonë se kjo ndodhi pas një vërshimi ere. Anija më shumë se 400 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë është më e gjatë nga sa është e lartë ndërtesa Empire State në Nju Jork, dhe u bllokua në kalim sot në 7.40 të mëngjesit. Bllokimi ka shkaktuar deri tani një radhë prej 100 anijesh që tentojnë të hyjnë në rripin e ngushtë ujor që ndan Afrikën kontinentale me gadishullin Sinai në veri të Egjiptit.