Arrestohet i dyshuari si autori i sulmit me acid ndaj gjyqtares së gjykatës së Vlorës, Mirela Mishgjoni. Përmes një konference për shtyp, drejtori i policisë së Qarkut Vlorë, Artan Cuku bën me dije se është arrestuar 24 vjeçari Nertil Zotaj, i cili dyshohet si autor i sulmit ndaj gjyqtares Mishgjoni.