Sulm me armë në një shkollë në SHBA, 5 të plagosur
14/11/2019 19:37

Një tjetër sulm me armë zjarri në një shkollë në shtetet e bashkuara. Të paktën pesë vetë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në oborrin e një gjimnazi në Kaliforni, një prej të cilëve humbi jetën në spital. Dy nga të plagosurit e tjerë, janë sipas mjekëve në gjendje kritike. Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme Saugus në Santa Clarita, në veri të Los Angelosit, pak minuta para se mësimi të fillonte. Policia e përshkroi autorin si një mashkull aziatik, i veshur me të zeza dhe konfirmoi se ai ishte ndaluar. Sipas LA Times, bëhet fjalë për një 15 vjecar. Shkolla, bashkë me ambjentet përreth u izoluan. Imazhet video nga helikopterët tregonin oficerët e policisë përreth shkollës dhe të plagosurit që largoheshin me ambulanca. Në 2018, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë regjistruar tetë raste të ngjashme me viktima në shkolla; në total, viktimat kanë qenë 30. Ndërsa në tetë muajt e parë të 2019, në SHBA ka patur 283 sulme me armë zjarri, ose të shtëna në masë, që klasifikohen rastet në të cilët ka të paktën katër të plagosur, përjashtuar autorët e sulmit. Shumë shkolla në shtetet e bashkuara kanë kryer stërvitje për rastet e sulmeve me armë zjarri në vitet e fundit. Sipas Washington Post, më shumë se 230 mijë të rinj janë përballur me dhunë me armë zjarri në shkolla që nga masakra në shkollën Columbine, në Kolorado, në 1999.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37