‘Suezi” ndikon dhe në Shqipëri/ Do ketë vonesa të mbërritjes së mallrave nga Kina
26/03/2021 15:23

“Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit do te sjellë efekte të mëdha në ekonominë globale. Nga ky incident duket se do të preket edhe tregtia e mallrave me Shqipërinë, për shkak të vonesave deri në një zhbllokim të situatës.” Burimet nga Drejtoria Detare bëjnë me dije se midis anijeve të bllokuara në Suez nuk ka asnjë me flamur shqiptar, por nuk përjashtojnë mundësinë e kontejnerëve me mallra me destinacion Shqipërinë. Në rast se autoritetet vendosin që të zhvendosin kontejnerët nga anija e bllokuar për të ndjekur një pikë kalimi përmes Afrikës, vonesat do të jenë të mëdha nga 12-14 ditë ose edhe përtej këtij afati. Një proces I cili do të shoqërohet edhe me kosto shtesë të transportit pasi devijimi i rrugës do të bëjë që porositësit të paguajnë shtesë për mbërritjen e mallrave në destinacion. Ndërsa në botë efektet janë ndjerë tashmë në rritje të çmimit të naftës bruto e paralajmërohet edhe për rritje të çmimeve të mallrave të tjera, në Shqipëri nuk ka ende të pasqyruar efekte. Por, ekspertët për çështjet e tregtisë nuk përjashtojnë mundësinë e ndikimin edhe pse në një përqindje të vogël në volumin e mallrave tregtare, veçanërisht nga Kina. Kundrejt kësaj të fundit, Shqipëria ka parë një rritje të eksporteve këtë fillim vit kryesisht për produktet plastike e kimike si dhe ato te makinerive e pjesëve të këmbimit. Për periudhën janar – shkurt vendi ka importuar nga Kina total 9.1 miliardë lekë mallra, teksa ka eksportuar në drejtim të saj rreth 11.3 milionë euro mallra “Made in Albania” në drejtim të saj.

Top Channel/ Koha e duhur për kredi? Ekspertët: Ulja e normës së interesit do të nxisë huamarrjen
03/07 19:53
Top Channel/ Vendimi i papritur! BSH ul normën bazë të interesit pas shumë kohësh
02/07 20:02
Top News – BSH ul normën bazë të interesit. Vendimi për t’i paraprirë efekteve në inflacion e konsum
02/07 19:45
Top Channel/ Sejko: Ruajmë stabilitetin! Ja pse e ndryshuam normën e interesit
02/07 19:41
Top Channel/ Si të përfitohen dy pensione, kreu i ISSH shpjegon përfitimet për shqiptarët
02/07 15:12
Top Channel/ Jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i bankës: 85% për kreditë në lekë
01/07 19:59
Top Channel/ Euro bie në 98 lekë, në tre muaj, BSH tërhoqi nga tregu valutor 33 mln euro
30/06 15:20
Top Channel/ Përse shtrenjtohen frutat? Shumica e fitimit i mbetet tregtarëve
25/06 19:55
Top Channel/ Buxheti u ndryshua për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën, thotë Ministri
23/06 20:47
Top Channel/ Transporti, protestë e punonjësve, kërkojnë kushte më të mira
20/06 19:59
Top Channel/ Parajsa e të huajve të pakualifikuar! Bizneset në Shqipëri ankohen për punëtorët
20/06 19:56
Top Channel/ Vetëm 1 në 6 turistë akomodohet! Ekspertët: Zgjedhin hotelet në rajon
17/06 19:58
Top Channel/ Suficiti arrin 412 mln euro, më shumë para në arkën e shtetit gjatë 5 muajve
17/06 19:55
Top Channel/ Linja e interkonjeksionit, gati me RMV! Përshpejtohen projektet energjetike
16/06 19:53
Top News- Lista e pagave për sektorin e turizmit, nga pastruesi peshkut e deri te agjentët turistikë
14/06 11:37
Top News – Shteti udhëheq rritjen e pagave. Sektori privat reziston, bujqësia më e keqpaguara
11/06 18:33
Top Channel/ Rriten të ardhurat nga emigrantët , në tre muaj dërguan 251 mln euro
10/06 19:49
Top Channel/ Më shumë turistë dhe para! Sa shpenzuan të huajt në tre muajt e parë në vendin tonë
10/06 19:46
Top Channel/ Ngadalësohet inflacioni në maj, ushqimet paguhen sërish më shtrenjtë
09/06 19:53
Top Channel/ Toka e luleshtrydhes, fermeri që la punën si ekspert IT për të rritur fruta në Kafaraj
08/06 12:19