Studim: Ndotja e ajrit rrit depresionin dhe çon deri në vetëvrasje
18/12/2019 20:17

Një studim i fundit global e lidh ndotjen e ajrit me depresionin dhe vetëvrasjen. Grimcat e ndotjes, të analizuara në studim, prodhohen nga djegia e karburanteve fosile në makina, shtëpi dhe industri. Kërkuesit thonë se provat e reja e përforcojnë akoma edhe më shumë nevojën për të zgjidhur atë që OBSH-ja e quan “një emergjence e heshtur e shëndetit publik”. Kryeqyteti më i ndotur i Europës, sipas kësaj organizate, është Shkupi. Studimi lë të kuptohet fare qartë se reduktimi i ndotjes së ajrit nëpër botë deri në limitin ligjor të BE-së mund të parandalojë prekjen e miliona njerëzve nga depresioni. Edhe pse një gjë e tillë është e vështirë të konfirmohet përtej çdo dyshimi, shkencëtarët janë të bindur se ajo është mëse e mundur. “Ne e kemi treguar se ndotja e ajrit mund t`i shkaktojë dëme të mëdha shëndetit tonë mendor, e kjo e bën edhe më urgjente nevojën për pastrimin e ajrit”, tha drejtuesja e studimit, Isobel Braithwaite nga University College London. Më shumë se 264 milionë njerëz nëpër botë vuajnë nga depresioni, sipas OBSH-së. Ekspertët tregojnë se grimcat më të imëta të ajrit të ndotur arrijnë deri në tru përmes gjakut dhe hundës, duke shkaktuar inflamacion, duke dëmtuar qelizat nervore e duke shkaktuar edhe ndryshime ne prodhimin e hormonit të stresit. Një studim i realizuar në fillim të këtij viti dilte në përfundimin se ndotja e ajrit mund të dëmtojë praktikisht çdo organ dhe pothuajse çdo qelizë të trupit të njeriut.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37