Arkitektura aktuale e stadiumit mitik të Realit të Madridit le përshtypje të paharruara për tifozët që e vizitojnë në çdo ndeshje, e madje edhe ata nga ekrani i vogël. Por projekti “i së ardhmes” i tempullit të “Los Blancos” mori “dritën jeshile” për t’i dhënë një tjetër pamje shtëpisë së skuadrës së Florentino Perezit.