Momenti shokues kur një grup personash, të dyshuar si anëtarë të së majtës radikale, kanë dhunuar një adoleshente është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe një dëshmitar. Nga pamjet e filmuara dallohen disa meshkuj të cilët godasin me grushte e shqelma 19-vjeçaren në një lokal në Murcia të Spanjës. Një burim i policisë spanjolle ka deklaruar se ka dyshime se sulmi ka qenë i motivuar politikisht.