Disa pamje të rënda të filmuara në Ganë, në të cilën shfaqen dy persona që marrin nga arkivoli një person të pajetë, kanë bërë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale. Pasi nuk kanë marrë shumën për shërbimin që ata kanë kryer, punonjësit e morgut kanë hapur arkivolin dhe kanë marrë nga aty kufomën, të cilin e kthyen vetëm pasi disa prej të pranishmëve në varrim paguan shumën e kërkuar.