Smogu shton rastet e personave me probleme në mushkri
29/11/2016 00:00
Prej dy javësh numri i qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmën e mjekëve pneumologë në Korçë është rritur ndjeshëm. Të paktën 40 persona në ditë, kryesisht të moshuar, u drejtohen bluzave të bardha për mjekim apo shtrim në spital.