Situata pas tërmetit, Lezhë/ Sa pallate paraqesin rrezikshmëri të lartë
07/12/2019 19:24

Në një deklaratë për shtyp, qendra operacionale e emergjencave në Lezhë kreu një pasqyrim të situatës në ditën e 10-të pas fatkeqësisë natyrore që preku qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë. “Pasi kemi kapërcyer fazën e parë të emergjencës duke u dhënë ndihmë personave të rrezikuar, akomoduar në hotele e çadra në zonat rurale, sot jemi në fazën intensive të verifikimit të objekteve e banesave.Aktualisht janë 2-fishuar grupet e verifikimit me inxhinierë nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra, duke operuar me 18 grupe vlerësimi në terren. Nga sot ka nisur vlerësimi i objekteve edhe në Bashkinë e Mirditës. Disa objekte të rëndësishme si shkollat e çerdhet janë ekspertuar nga Inxhinierë të Institutit në Tiranë, duke marrë vendimet e domosdoshme për sigurinë dhe mësimdhënien. Për shkollën e dëmtuar Gjergj Kastrioti, është marrë vendim që deri në një moment të dytë, mësimi të zhvillohet në shkollën Besëlidhja, me 2 turne. Drejtoria arsimore e Lezhës ka marrë masa për identifikimin e nxënësve që janë evakuuar dhe janë siguruar mjetet për transportimin e tyre në shkolla. Siç keni qenë dëshmitarë që disa pallate janë verifikuar nga grupe me inxhinierë izraelitë. Pas këtyre verifikimeve nga grupet në terren rezulton se: 66 pallate paraqesin rrezikshmëri të lartë 235 banesa paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe 181 të tjera kanë dëmtime të nivelit të mesëm. 783 qytetare janë aktualisht strehuar nëpër çadra, dhe po vijon pajisja me to edhe e familjeve që kanë sjellë kërkesa pranë Qendrës Operacionale të Emergjencës Civile apo pranë Bashkive të Qarkut dhe Prefektures. Ndërkohë që 1280 qytetarët vazhdojne te jene akomoduar ne 3 hotele ne Shengjin. Eshte kryer identifikimi i plote i te semureve kronike (144) nderkohe qe vijon administrimi I vaksinave antigrip. Jane realizuar mbi 530 vizita individuale, dhe disa individe jane vizituar edhe per here te dyte. Neser do te kete nje tjeter ekip mjekesor, icili do te vijoje vizitat neper zonat rurale dhe qytetaret e vendosur neper cadra. Ne bashkepunim te ngushte me 3 kryetaret e bashkive, Lezhe, Kurbin e Mirdite po hartohen vendimet e keshillave bashkiake per bonuset e qerave, per familjet te cilat kane banesa te demtuara dhe nuk mund te qendrojne me shume se ditet e para te janarit ne hotel, por do te akomodohen ne shtepi me qera. Gjithashtu është duke u pergatitur i gjithe dokumentacioni per te nisur procesin e shembjes se strukturave qe nuk mund te riparohen, ne menyre qe te mund te fillojme sa me pare procesin e rindertimit. Javën qe vjen pritet te permbyllim edhe procesin e vlerësimit të pallateve dhe banesave të tjera publike. Shërbimet e emergjences mbeten ne krye te detyres per te pritur cdo thirrje nga qytetaret dhe per te marre masa per adresimin e ketyre problematikave (159 deri tani). Gjithashtu 3 numrat e gjelber dhe platform shqiperia qe duam. al jane ne dispozicion te qytetareve.”

Top Channel/ Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
25/10 18:54
Top Channel/ Protestuesit i heqin pllakat metalike bizneseve, sulmojnë një bankë të nivelit të dytë
25/10 18:28
Top Channel/ Hidhen gurë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz, nisin shoqërimet
25/10 18:17
Top Channel/ Polici preket nga fjalët e protestuesit: Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju
25/10 17:13
Top Channel/ Nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë, policia bën gati autobotet e ujit
25/10 16:58
Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26
Top Channel/ Protestë te ministria e Arsimit/ Të rinjtë mblidhen sërish për protestë, policia…
25/10 15:25
Top Channel/ Shiu prish planet e protestuesve/ Të rinjtë mblidhen para ministrisë së arsimit
25/10 15:24
Top News- 28-vjeçari niset drejt Italisë/ Mjekët: Duhet të kryhet një ndërhyrje e dytë në sy
25/10 15:22
Top News- Postimet në Facebook e maskimi në protesta/ Rama prezanton paketën e re kundër dhunës
25/10 15:11
Top Channel/Dita e 13-të, nis protesta në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
25/10 15:03
Top Channel/ I plagosuri do të kurohet në Itali/ Rama: U kujdesa të mjekohet në spitalin më të mirë
25/10 14:52
Top Channel/ Nis protesta në Tiranë, protestuesit e parë mblidhen të Ministria e Arsimit, policia…
25/10 14:43
Top Channel/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë, “Audi” del nga rruga, plagosen nënë e bijë
25/10 14:33
Top Channel/ Protesta në Tiranë, mblidhen protestuesit e parë, autobotet pranë rrugës së Durrësit
25/10 14:28
Top Channel/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Vlorë/ Përmbyten disa rrugë, rëndohet trafiku
25/10 14:18
Top Channel/ Berisha për 28-vjecarin e plagosur në sy: Je Hero, kjo revoltë do t’i japë vendin e…
25/10 14:03
Top Channel/ Berisha publikon studimin:PD kontrollonte 48 përqind të pushtetit, Rama mbi 90 përqind
25/10 13:59
Top News- Ndryshon ligji për tubimet, Rama: Gjoba deri në 100 000 lekë të reja, dhe…
25/10 13:10