Brenda pak ditëve në gjitha tregjet e shitjes fruta-perime në Berat ka patur një luhatje drastike të çmimeve . Qytetarët, të trembur nga situata e pazakontë e izolimit i gjen nëpër tregje duke blerë sa më shumë produkte. Nga kjo situatë duket se tregtarët duan të përfitojnë duke rritur çmimet sidomos të agrumeve .Vetëm ditët e fundit, çmimet e limonit dhe portokalli janë rritur 3-fish, ndërsa perimet e tjera 2-fish.