Hapja e shumëpritur e rezorteve të skive në Itali u shty me një vendim të minutës së fundit të dielën, prej frikave të reja të përhapjes së koronavirusit. Njoftimi dje vonë i qeverisë la shumë rezidentë dhe biznesmenë të zhgënjyer. "Kjo është absurde, koha e këtij vendimi është absurde absurd," thotë Renato Antonioli, drejtor i stacionit të skive Cima Piazzi. Masa e ndalimit të hapjes për rezortet e skive është zgjatur deri më 5 mars.