Respektimi për herë të parë i ligjit antiduhan në ambiente të brendshme në Shqipëri është vlerësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në sesionin e 65 të zyrës Rajonale të OBSH për Europën që po zhvillohet në Vilnus të Lituanisë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vlerësuar me çmimin Botëror "JO duhanit " për vendosjen në radhë të parë të shëndetit të qytetarëve .