Të shtëna me armë zjarri pranë një parkingu si dhe dy shpërthime kamikaze në terminalin e Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të marte, ndërsa ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag flet për 10 të vdekur e rreth 20 të tjerë të plagosur mes pasagjerëve që prisnin të udhëtonin.