Një vullkan i ishullit të Karaibeve, Shën Vincent, ka shpërthyer sot duke bërë që mijëra banorë të largoheshin duke vrapuar për jetën e tyre. Rreth 16,000 rezidentë të zonës së shpallur tashmë “të kuqe” janë evakuar kur mali ‘La Soufriere’ nisi të villte avull e tym. Grupet e Emergjencës së Shën Vincent paralajmëronin për “mundësi të katastrofës së konsiderueshme” prej shpërthimit të vullkanit që pritet në çdo moment.